11.5 C
Tirana

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Më datë:

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.

Mbledhja ka nisur rreth orës 13:00, por opozita edhe njëherë tjetër ka munguar.

“Kjo është mbledhja e katërt që opozita nuk vjen, kemi humbur kohë shumë të rëndësishme për një reformë e cila është në ngut kohe. Duke pasur parasysh se zgjedhjet e radhës vendore ndodhin në fundin e prillit apo në majin e vitit 2027, shtë shumë e rëndësishme që kjo reformë të përmbyllet siç janë dhe praktikat më të mira europiane, rreth 1 vit përpara zgjedhjeve, prandaj qëllimi ynë t’i qëndrojmë besnik këtij parimi, t’i mbyllim deri në korrik të këtij viti”, tha bashkëkryetari i këtij komisioni Arbjan Mazniku në nisje të fjalës së tij.

Ai shtoi se për këtë arsye duhet shumë punë dhe konsultime për ta arritur targetin.

Për shkak të mungesës së anëtarëve të këtij komisioni nga opozita për të disatën herë, Maziku tha se mazhoranca do të kalojë nesër në Kuvend kërkesën për të ndryshuar përbërjen e këtij komisioni, ku Partia socialiste do të kalojë me një anëtar më shumë.

“Nisur nga kjo logjikë, nga nxitimi që kemi për të realizuar objektivat por dhe nga nevoja e jashtëzakonshme që kemi për t’i realizuar, kemi kërkuar javën e kaluar Parlamentit, që të ndryshojmë mënyrën se si është formuar komisioni, pa ndryshuar shumëçka, duke shtuar një anëtar nga ana e mazhorancës, në mënyrë për të krijuar një mekanizëm zhbllokues. Kjo nuk do të thotë që opozita nuk do jetë në komision, do të jetë e mirëpritur në të gjitha proceset, në të gjitha hapat, në të gjitha diskutimet,  8 vendet e saj janë ato që janë.”, shtoi Mazniku.

Po ashtu, bashkëkryetari i komisionit theksoi se do të kërkojnë që të mos ketë më dy bashkëkryetarë, por vetëm një kryetar si komisionet e tjera normale, kjo për të “zhbllokuar” situatën e krijuar nga mungesa e opozitës dhe për të çuar punën përpara, me qëllim përmbylljen e reformës deri në korrik të këtij viti.

Hapi 1 në shkurt

Mes të tjerash, Arbjan Mazniku shpjegoi edhe se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të punës së këtij komisioni për zbatimin e kësaj reforme.

Kështu sipas tij, Komisioni do të ndahet në tre grupe të mëdha, ku secili grup do të mbulojë nga katër qarqe.

Ky grup me ¼ e komisionit, do të shkojnë bashkë me ekspertët që do i bashkohen grupit, që të takojnë kryetarët e bashkive, anëarët e këshillit bashkiak, biznesin, shoqërinë civile, ekspertët, për të konsultuar të gjitha sfidat dhe nevojat në të gjithë territorit. Kjo do të ndodhë gjatë muajit shkurt.

Hapi 2 në mars

Hapi tjetër është faza e dytë e  konsultimeve tematike, e cila do të zhvillohet gjatë muajit Mars. Në këtë fazë, komisioni do të ndahet sërish në tre grupime, ku njëri do të merret me territorin dhe qeverisjen, grupi i dytë me financimet dhe i treti me funksionet e pushtetit qendror. Secili grup do ketë diskutime tematike në fushën e vet.

Hapi i tretë në Prill-Maj

Në muajin Prill-Maj do fillojë procesi i hartimit formal të ligjit dhe opsioneve specifike për reformën, pas përfundimit të dy fazave të para.

“Nuk është reformë që bëhet në zyrë, por duhet të përfshijë të gjitha institucionet lokale, vendore e qëndrore”, tha Mazniku.

Sjellim ndërmend se më herët ditën e sotme, kreu i grupi parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se do merren masa nëse anëtarët demokratë nuk marrin pjesë as sot në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale. Kjo nënkupton ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm, ku PS do të ketë një anëtar më shumë.

Gjatë Konferencës së Kryetarëve të mbajtur javën e kaluar, Partia Socialiste kërkoi që të ndryshohej formula e funksionimit të këtyre komisioneve, duke marrë shumicën e anëtarësisë dhe rrjedhimisht duke i dhënë mundësinë vetes për t’i bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme pa opozitën. Partia Demokratike nga ana tjetër pretendon se nuk ka marrë pjesë për shkak të agjendave paralele dhe jo për arsye bojkoti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...

GJERMANI – Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik

Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë...