1.5 C
Tirana

Mazniku: Duhet konsensus dhe institucione gati për BE-në

Më datë:

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale u konstituua sot.

Të pranishëm gjatë seancës së konstituimit ishin të pranishëm nga radhët e opozitës deputeti i Partisë së Lirisë Edmond Haxhinasto dhe deputeti i PBDNJ Vangjel Dule.

Në çelje të punimeve bashkëkryetari i këtij Komisioni, Arbjan Mazniku lexoi emrat e anëtarëve të komisionit. Ai u shpreh se sot “hapim një kapitull shumë të rëndësishëm të reformës administrativo-territoriale”.

“Është një prej sfidave më të mëdha që ka vendi në shumë aspekte, jo vetëm në aspektin e mënyrës sesi mund të përmirësojmë në mënyrë të qenësishme shërbimet që marrin qytetarët në të gjithë territorin, por në një kënd edhe më të rëndësishëm që lidhet me integrimin në BE.

“Ne jemi në derë të BE, dhe siç është bërë e qartë synohet që deri në fund të vitit 2027 të mbyllet procesi teknik i negocimit dhe më pas një proces dyvjeçar, të bëhet procesi i ratifikimit të marrëveshjeve me vendet e BE dhe më pas Shqipëria të jetë pjesë anëtarëre me të drejta të plota në BE.

“Nga ai moment organizimi ynë territorial nuk është më një çështje që lidhet thjesht me Shqipërinë, por ngushtësisht lidhet me programin e kohezionit social të BE, është i lidhur ngushtësisht me një seri të programeve të BE të lidhura me fondet strukturore dhe që do të impaktojë në mënyrë të qenësishme se si do të zhvillohet vendi në 20-30 vitet e ardhshme”, tha Mazniku.

Sipas tij, pasja e institucioneve vendore të afta për të funksionuar në këtë kuadër, kthehet në këtë mënyrë në një sfidë tej mase të rëndësishme. “Kjo do të impaktojmë mënyrën sesi këto institucione do të ofrojnë shërbime, dhe sesi do të ndërveprojnë me bashkësinë e madhe, ku Shqipëria do të jetë anëtare e BE”.

Prandaj, tha Mazniku, duhet të sigurohemi që institucionet e vendit tonë të jenë gati për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. “Procesi do të kërkojë të gjithë konsensusin e mundshëm. Duam të bëjmë një punë sa më të hapur, sa më bashkëpunuese me të gjitha forcat politike në parlament, por edhe me aktorët lokalë, bashkitë, qarqet, të zgjedhurit në këshillat bashkiakë në të gjithë vendin, bizneset, pasi duhet të konsultohemi me komunitetin e biznesit, Akademinë etj. Ne kemi treguar gatishmërinë për të ndërvepruar me institucionet ndërkombëtare, BE e tjerë”, tha Mazniku.

Mazniku theksoi se “objektivi final është që të krijojmë një reformë ku të sigurohemi që të kemi institucione të afta, efikase dhe demokratike”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...