10.5 C
Tirana

Mathias Cormann merr detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i OECD-së

Më datë:

Mathias Cormann mori detyrën si Sekretar i ri i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e OECD-së thuhet se Cormann, i cili është emëruar nga qeveritë anëtare për një mandat pesëvjeçar, ishte ministër i Financave i Australisë në vitet 2013-2020 dhe udhëheqës i qeverisë në Senat në vitet 2017-2020.

Ai gjithashtu shërbeu si ministër për Shërbimin Publik në periudhën 2018-2019.

Ministrat dhe zyrtarët e lartë të 38 vendeve anëtare të OECD-së dhe sekretari i përgjithshëm në largim Angel Gurria e mirëpritën Cormann-in me një ceremoni të dorëzimit të detyrës në Selinë e OECD-së në Paris.

“Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi që ju keni treguar me emërimin tim si Sekretar i Përgjithshëm i OECD-së”, tha ai.

“Unë jam ambicioz për OECD-në dhe atë që ajo mund të arrijë me anëtarët, për anëtarët, dhe më e rëndësishmja, për njerëzit në vendet anëtare. Ju mund të mbështeteni tek unë për të dhënë më të mirën time përderisa ne punojmë drejt një të ardhme më të mirë, së bashku”, tha ai.

Cormann është kritikuar nga grupet për mbrojtjen e mjedisit për shkak të deklaratave të tij mbi ndryshimin e klimës. “Greenpeace”, një organizatë joqeveritare, kishte kundërshtuar kandidaturën e tij dhe kishte shprehur “zhgënjim dhe zemërim të thellë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina e djegur, policia: Në mjet u gjetën katër armë zjarri

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin...

Agjenti i AMP-së i plagosur në Rinas në gjendje kritike për jetën

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë...

Rinas, atentat ndaj një automjeti – një person humb jetën, një tjetër plagoset

Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet...

Takimi Trump – al Sharaa, Siria negociata për bashkimin me Marrëveshjet e Abrahamit?

Vetëm disa orë pas takimit të tij me presidentin...