Demokrat Medinaj, i cili mbrëmjen e djeshme vrau me thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka ka vrarë veten pas ngjarjes së rëndë.
Trupi i tij është gjetur sot te fusha e plehrave në Sheq të Fierit. Fusha e plehrave është mbrapa shtëpisë së çiftit.
Dyshohet se 29-vjeçari ka vrarë veten pasi qëlloi plot 31 herë mbi bashkëshorten e tij shtatzënë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e dy fëmijëvë të mitur.
Më herët xhaxhai i viktimës tha se çifti shkonte shumë mirë dhe se nuk kishin pasur probleme.
Ata kishin qenë tek të afërmit e 28-vjeçares Irvana Hyka dhe pasi janë kthyer në shtëpi ka nisur konflikti që degradoi në vrasjen e nënës së dy fëmijëve.
Policia tha më herët se autori nuk ka pasur probleme mendore.


