12.5 C
Tirana

Mashtruan me TVSH-në duke i shkaktuar shtetit dëm 3 milionë euro, katër të arrestuar në Durrës

Më datë:

Një skemë e mashtrimit me deklarimin e të ardhurave fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore është zbuluar nga prokuroria e Durrësit.

Pas një hetimi disamujor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema”, janë arrestuar katër persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin në fushën e ndërtimit apo ku ishin të punësuar, për të shmangur tatimet.

Sipas Policisë, dëmi ekonomik ndaj shtetit nga kjo veprimtari kriminale përllogaritet rreth 3 milionë euro.

“Pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, me objektiv zbardhjen e një skeme mashtrimi që kryhej nga administratorët dhe punonjësit e disa subjekteve ekonomike me aktivitete në fushën e ndërtimit dhe shërbimeve mbështetëse, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Durrës, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Durrësit dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema”, ekzekutoi këto masa sigurie: “Arrest në burg” për shtetasin I. A., 48 vjeç, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. P., 36 vjeçe, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; “Detyrim paraqitjeje” për shtetasin A. M., 34 vjeç, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; “Detyrim paraqitjeje” për shtetasen B. Ç., 34 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njofton Policia.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit I. V., 35 vjeç, R. S., 22 vjeç dhe L. T., 19 vjeç, të tre me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Siç bën me dije Policia, nga hetimet dyshohet se administratorët e subjekteve, shtetasit R. S., I. A., A. M. dhe L. T., në bashkëpunim me tre shtetasit e tjerë me masa sigurie, të punësuar në këto subjekte, kanë mashtruar për të ardhurat/shpenzimet e deklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandali tek AKSHI, Vangjeli: 104 milionë euro pa transparencë!

https://www.youtube.com/live/LBLWoCf7cIo?si=CEy2WeiOaVtdgvss&t=358 Partia Demokratike ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë...

Gjeneva zgjat masat emergjente për shkak të të ftohtit ekstrem, ndihmë për të pastrehët

Plani për mot të ftohtë është aktivizuar në Gjenevë...

Bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër, masivi shtufor shkakton pritje tek automjetet

Bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur Shkalla...