Mashtronin duke përfituar shuma parash prej tyre, arrestohen dy persona në Korçë

Më datë:

Policia ka arritur të arrestojë dy persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin qytetarët, me qëllim përfitimin e shumave të caktuara monetare.

Sipas policisë, në pranga ranë dy persona, pasi ndër të tjera dyshohet se i kanë marrë një shtetasi shumën prej 5000 euro.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve dyshohet se ka kryer edhe 5 raste të tjera mashtrimi në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e shtetasit E. J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases M. T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.

Shtetasi E. J. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Pas verifikimeve, shtetasi E. J. ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa ndalimi i shtetases M. T. u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 euro.

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast po kryhen nga Komisariati i Policisë Përmet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Revania Tradicionale, e Ëmbël me Petë

Është një ndër delikatesat më të mrekullueshme shqiptare. E lehtë,...

Piramida e Keopsit mund të jetë mbi 25-mijë vjeçare

Piramida e Keopsit mund të jetë ndërtuar mbi 25...

WhatsApp sjell funksionin e ri “flluska njoftimesh” në Android

WhatsApp, aplikacioni në pronësi të kompanisë Meta, po vazhdon...

Avokati i Metës kundërshton masën në sallën e gjyqit

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një dalje...