23.5 C
Tirana

Mashtrimi përmes Postës, si u zbulua skema e përdorur nga 2 kinezët për vjedhjen e miliona eurove

Më datë:

Raportohet se Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë personave nga 2 kinezët e arrestuar, C.F, 51 vjeç, dhe H.Y, 45 vjeç.

Përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve.

Dy kinezët, pasi erdhën një javë më parë në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal, u vendosën në një hotel në qendër të kryeqytetit, vend ku u gjetën me dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin.

Ata kishin planifikuar që pas ngritjes së infrastrukturës për marrjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë, paratë do të tërhiqeshin nga jashtë vendit.

Krimi Kibernetik ka rënë në gjurmët e grupit të kinezëve nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të “darkweb” dhe burimeve të hapura në internet, të cilat pasi janë verifikuar kanë çuar në identifikimin e dy kinezëve.

Si rezultat, u çel një procedim me metoda speciale hetimi, i cili përfundoi me sukses. Hetimi është në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Sjellim ndërmend se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku dy kinezës qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...