Masat anti-covid nga Komiteti i Ekspertëve, nga nesër ndryshon ora policore

Më datë:

Duke nisur nga nesër do të rikthehet ora policore e kufizimeve nga 22:00 e mbrëmjes, deri në orën 6 të mëngjesit, në kuadër të masave anti-covid. Komiteti i Ekspertëve vendosi pak para festave të fundvitit që të ulte orarin e orës policore nga 20:30 deri në orën 6 të mëngjesit, orar që skadon nesër.

Përjashtim nga ky rregull kanë bërë të gjithë ata persona që kanë lëvizur për emergjenca shëndetësore apo dhe motive pune. Kujtojmë se të gjithë ata që lëvizin jashtë kësaj fashe orari, duhet të pajisen me një autorizim në portalin e-albania.

Ndër masat e tjera që ndërmori Komiteti i Ekspertëve ishte dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar, ndërsa të gjithë personat që vijnë nga ky shtet, duhet të bëjnë karantinën 14 ditore, në kuadër të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...