14.5 C
Tirana

Masakrimi i çiftit Pasho në Itali/ Gjykata lë në burg Kaleshin: Është mashtruese dhe e rrezikshme…

Më datë:

36-vjeçarja shqiptare Elona Kaleshi e arrestuar për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho duhet të qëndrojë në burg, është ky vendimi i fundit i gjykatës i bërë publik ditën e sotme në mediat italiane. Ajo dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim, duke konfirmuar edhe njëherë faktin se lirimi i saj përbën “rrezik shoqëror “, dhe ekziston mundësia që ajo tëb përsërisë krimet.

Vendimi u mor nga gjykatësit e Firences, pasi refuzuan kërkesën e avokatëve të saj për gjykim në liri. Rrezikshmëria shoqërore e gruas, për gjyqtarët “është dukshme nga të dhënat penale që rezultojnë kundër saj”.

‘Në çdo rast të favorshëm-nënvizojnë gjyqtarët – Kalesha mashtroi në deklaratat e saj në lidhje me hetimet mbi zhdukjen ”e dy bashkëshortëve, prindër të ish-të dashurit Taulant Pasho. Po ashtu ata theksuan se ekziston një “rrezik i madh” i largimit së gruas nga vendi,  e cila ka mbajtur “lidhje të forta” në vendin e saj të origjinës.

Gjyqtarët, në shqyrtimin, vërejnë se si Elona, ??që nga fillimi, u përpoq të hiqte dyshimet nga vetja duke thënë shumë gënjeshtra të reja dhe të vjetra. Në përgjimet e bëra publike pas arrestimit të saj ajo u munduar të akuzonte të birin e çiftit Pasho, duke thënë se ai ishte tejet i dhunshëm  për faktin se ai i mori ata dhe i tërhoqi zvarrë me skuter.

Për këto arsye “mbajtja e saj në paraburgim është masa më e përshtatshme”.  Nën hetim janë gjithashtu  edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm.  Ata u gjetën pranë burgut në Solliciano. Policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar.

Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, ndërsa tani ndodhet pas hekurave. Pavarësisht akuzave ajo nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AKU, inspektime në Vlorë, Lezhë, Elbasan për tregtimin e pesticideve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon inspektimet në...

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën...

Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se...

Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Andorrës dhe Anglisë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve...