Marta Kos optimiste për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Më datë:

Gjatë diskutimit në panelin kushtuar rindërtimit të Ukrainës, në konferencën e organizuar në Gdansk, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Mali i Zi dhe Shqipëria mbeten shtete pararojë në procesin e zgjerimit.

Sipas Kos, Mali i Zi do të pasohet nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.

Kandidati më realist për anëtarësimin më të afërt në Bashkimin Evropian është Mali i Zi. Jam e gatshme të parashikoj me besim anëtarësimin e këtij shteti para përfundimit të mandatit tim në vitin 2029. Dua të vë në dukje progresin e Shqipërisë, e cila tashmë është e gatshme të mbyllë kapitujt e negociatave.

Kos gjithashtu nuk e përjashtoi anëtarësimin e Islandës, nëse qytetarët e mbështesin atë në referendumin që do të organizohet në muajin gusht.

Sipas Kos, dinamika e zgjerimit të BE-së tani është më e lartë se në dekadën e fundit. Megjithatë, Kos theksoi se komuniteti evropian duhet ta përshpejtojë këtë proces.

Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MALI I ZI – Arrestohet një haker iranian i kërkuar nga SHBA

Një person i dyshuar për mashtrim kibernetik, i kërkuar...

Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

Kryeministri Edi Rama i akordoi sot Medaljen e Artë...

AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba trafiku, mos klikoni në lidhje të dyshimta

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u ka bërë...

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Është dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj, këtë...