22.5 C
Tirana

Marrëveshja e Prespës, fitore e madhe për diplomacinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më datë:

Spasovski theksoi se me Greqinë është arritur zgjidhje për çështjen e cila qëndroi e hapur pothuajse tre dekada, me çka sipas tij, u vendosën themelet për të ardhme më të mirë që nga pavarësia e vendit.

“Marrëveshja e Prespës është një fitore e madhe për diplomacinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse ka pastruar dhe përshpejtuar rrugën e aspiratave tona euro-atlantike. Vendi ynë është bërë anëtar i NATO-s, ndërsa BE edhe në kushte të pandemisë COVID-19, është duke përgatitur kornizën e bisedimeve për anëtarësimin tonë në BE”, shkroi Spasovski.

Sipas tij, është arritur një zgjidhje historike për afirmim ndërkombëtar të aspiratave dhe realizimin e qëllimeve strategjike të vendit, anëtarësim në institucionet ndërkombëtare me identitet të konfirmuar maqedonas.

“Të jemi pjesë e familjeve të vendeve me zhvillim dhe prosperitet të fuqishëm ekonomik, me një identitet të konfirmuar maqedonas. Gjuha maqedonase ose populli maqedonas nuk janë më të diskutueshme para asnjë forumi apo ngjarjeje ndërkombëtare”, u shpreh Spasovski.

Ai shprehet se me Greqinë kanë hapur faqe të miqësisë, duke u shprehur se tani dy vendet “hapërojnë si partnerë në dy organizatat më të fuqishme dhe me ndikim më të lartë”, duke shtuar se miqësia mes dy vendeve do të ruhet dhe promovohet.

Kujtojmë se, Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, ndryshe e njohur edhe Marrëveshja e Prespës u nënshkruajt mes Maqedonisë dhe Greqisë më 17 qershor 2018 në rajonin e Prespës. Me këtë marrëveshja Maqedonia e ndryshoi emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Behgjet Pacolli pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Dhashë informata mbi çështjen!

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli është paraqitur sot, 31 tetor, në...