Marrëveshja 302 milionë dollarëshe, Nufi: SHBA konfirmon besimin te Shqipëria

Më datë:

Përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka njoftuar lajmin për marrëveshjen për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF), me Shqipërinë.

Në njoftimin e DSCA, rikonfirmohet angazhimi i SHBA për aleanca dhe partneritete të forta dypalëshe, të bazuara në respektin reciprok, investimet e përbashkëta dhe prioritetet strategjike.

Në këtë kuadër, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, duke e cilësuar si një lajm të mirë që ka jehonë përtej shifrës prej 302 milionë dollarësh për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me SHBA.

“DSCA njofton lajmin e mirë për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me Shtetet e Bashkuara. Konfirmim edhe një herë i SHBA i besimit të tyre te Shqipëria, te Aleanca jonë dhe te rruga që kemi zgjedhur për modernizimin e Forcave të Armatosura”, tha Nufi.

Sipas Nufit, marrëveshja për huanë direkte në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF) është një investim i rëndësishëm në kapacitetet tona mbrojtëse dhe në aftësinë e Shqipërisë për të kontribuar edhe më shumë në sigurinë e përbashkët të NATO-s.

“Nga Angazhimi i Hagës te NATO 3.0, Shqipëria po e kthen vizionin në kapacitete konkrete. Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes”, përfundoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqiptarët në BE, mbi 1 milion leje qëndrimi në 18 vite

Emigracioni i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian vijon...

Agjenti imobiliar dënohet në Angli, 9 shtëpi për kultivim kanabisi

Pesë persona janë dënuar me më shumë se 14...

PDK kërkon pezullimin e hapave për konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dërguar në Gjykatën...

Protestë te Zogu i Zi, shoqërohen disa protestues

Një tjetër formë proteste është zhvilluar sot në Tiranë,...