“Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Algjerisë janë shumë të afërta”

Më datë:

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ku kanë diskutuar për zhvillimet dypalëshe, rajonale dhe ekonomike.

“E di që miku ynë Turqia është një shtet i shkëlqyeshëm, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Algjerisë janë shumë të afërta”, tha Tebboune, duke shtuar se është i kënaqur që mirëpriti kryediplomatin turk.

Çavuşoğlu në një postim në Twitter theksoi se dy shtetet janë të përkushtuar që të përmirësojnë marrëdhëniet.

Ai më tej tha se investimet e Turqisë në Algjeri radhiten të parat me 3,5 miliardë dollarë dhe dy shtetet do të bashkëpunojnë që të përmirësojnë shkëmbimin turistik dhe kulturor.

Para takimit me presidentin Tebboune, Çavuşoğlu takoi homologun e tij Sabri Boukadoum dhe kryeministrin Abdelaziz Djerad.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...