8.5 C
Tirana

Maqedonia e Veriut pritet të shkojë drejt mbylljes së plotë

Më datë:

Në Maqedonin e Veriut, numri i të sëmurëve dhe të vdekurve po rritet çdo ditë, thonë zyrtarët, ndërsa efekti i masave do të shihet në dy javët e ardhshme.

“Presim që të kemi një periudhë përpara, në javën e ardhshme deri në dy, në të cilën ne patjetër do të shohim efektet e masave kufizuese. Presim që numri i pacientëve të diagnostifikuar në atë periudhë të stabilizohet dhe për atë periudhë pas kësaj numri të ulet”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Po ashtu, Filipçe informon se numri i pacientëve të sëmurë që janë të shtruar në spital është akoma më i lartë se ata që janë lëshuar nga spitalet. Në klinikat e interne ka rreth 100 – 120 shtretër të lira me staf që mund të kujdesen për Covid.

Ndërkohë ai shtoi se instalimi i qendrave COVID do të varet nga gatishmëria e autoriteteve lokale. Procedura në njësinë e projektit të Bankës Botërore ka mbaruar, tani kontratat po nënshkruhen dhe puna përgatitore po fillon, shkruan INA.

Komisioni për shqyrtimin e masave të reja plotësuese do të vendosë në takimin e së hënës për të dhënë kohë për të përcaktuar nëse masat aktuale që janë në fuqi po funksionojnë.

“Komisioni po monitoron situatën epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme, do të rekomandojë masa shtesë kufizuese pas fundjavës, të tilla si mbyllja e plotë e disa operatorëve ekonomikë dhe kufizimi i lëvizjes, qoftë brenda natës, pasdite ose gjatë fundjavave”, -u tha nga Ministria e Shëndetësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...