12.5 C
Tirana

Maqedoni e Veriut, prolongohen zgjedhjet parlamentare të 12 prillit shkaku i koronavirusit

Më datë:

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u mbajt një takim liderësh ku u arrit konsensus që të prolongohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill për një datë ende të pa shpallur, për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Të pranishmit autorizuan presidentin Pendarovski që menjëherë të thërrasë një takim me ekspertë të njohur juridik për të gjetur një modalitet ligjor për prolongimin e zgjedhjeve.

Në takim morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues të partive politike parlamentare nga qeveria dhe opozita, si dhe kryetari i Parlamentit Talat, Xhaferi dhe kryeministri i qeverisë teknike, Oliver Spasovski.

Nga partitë politike të pranishëm ishin kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev; kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski; zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani; kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela; kryetari i Alternativës, Afrim Gashi; kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami; nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi; bashkë me delegacionet partiake.

Pas përfundimit të takimit, deklarata dhanë edhe kryetarët dhe përfaqësuesit e partive, të cilët thanë se janë të kënaqur me prolongimin e zgjedhjeve, duke theksuar se shëndeti i qytetarëve është prioriteti kryesor.

Për shkak të paqartësisë së situatës me koronavirusin (Covid-19), liderët e partive politike nuk përmendën një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve.

Nga Kabineti i Presidentit Pendarovski informuan se sot do të mbahet takimi me ekspertët juridikë, ndërsa në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhe kryeministrit, Oliver Spasovski.

Kujtojmë se bashkë me tre rastet e konfirmuara sot, numri i personave të infektuar nga koronavirusi i ri në Maqedoninë e Veriut është rritur në 27, prej të cilëve një paciente është shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...