17.5 C
Tirana

“Mandati më i jashtëzakonshëm”/ Rama: Morëm dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant!

Më datë:

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live nga facebook, ka folur për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tha se ky proces nuk ka ndalur por sic dihet tha aia pandemia vonoi procesin.

Rama: Nuk janë ende 8 vite sepse ne kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të shtatorit 2013. Ky ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeverie shqiptare pasi është thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia, duke përmbysur prioritet tona e duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime, që na ka në vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme. Dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant dhe jo më një qeveri të Shqipërisë me fuqitë e mjetet e kufizuara që ka.

Kur jam përgjigjur , se do ‘ti nxjerrim nga dheu paratë , për fatkeqësinë që na ra ishte një fjalë dalë nga zemra, por një fjalë që mendja se mbështeste dot me argumenta. Një fjalë e thënë nga ambicia, pasioni dhe barra e rrënimit.

Kam bërë lypsin kudo ku kam mundur, që nga perëndimi deri poshtë në lindjen e mesme dhe ju e dini si vazhdoi historia. ishte një mbështetje rekord që na dha frymë.

Ajo për të cilën jam i qetë kur i shoh në sy ata që janë prekur nga fatkeqësia është se asnjë ditë nuk mbetën në qiellin e hapur, edhe sot kur ndokush nuk është në shtëpi, është në kushte si gjithë të të tjerët që kanë në shtëpi. Janë rreth 500 familje që rrinë në çadër për arsye që lidhen me tokën dhe gjënë e gjallë por që marrin bonusin e qirasë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shfrenon fantazinë” – Berisha: Rama në Lanë, përleshje vetëm me të, jo me policinë

Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu...

Para Kuvendit shpërthen përplasja: Molotovë apo shishe? Boçi qëllon drejt efektivëve policorë

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës...

Pas hedhjes së molotovëve, policia hedh gaz lotësjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve.

Me përfundimin e fjalimit të kryetarit të PD, Sali...

“Protesta e sotme madhështore” – Berisha: Arritëm në kilometrin e fundit, narkodiktatura po vdes

https://www.youtube.com/live/25r0FF7trHM?si=4DiG-DKVMyR7Hqal Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij...