4.5 C
Tirana

Manastirliu: Në krye të listës reforma e arsimit parashkollor

Më datë:

Ministrja Manastirliu ka thënë se do të forcohen hallkat e monitorimit për arsimin teksa ka shtuar se në krye do të jetë reforma e arsimit parashkollor.

Ogerta ManastirliuNgjarja e keqtrajtimit dhe dhunës ndaj 3-vjeçares, e cila na ka tronditur të gjithëve. Kontrollet nga grupi i posaçëm dollën marrjen e masave ndëshkuese. Nuk janë dhe nuk do të jenë thjesht një ndërhyrje e izoluar. Nuk jemi ndalur vetëm tek rasti që u bën publik. MASH ka ngritur një Task Forcë nga Drejtoria e Përgjithshme për verifikimin dhe plotësimin e standareve në bashkitë e vendit. Nga kontrollet e këtyre ditëve, 90 kopshte jo publike janë insektuar. 67 kopshte ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me ligjislacionin. 8 kopshte jo publike, nuk kanë aplikuar për licensim dhe 2 prej tyre ju është refuzuar licensimi.

Nisur nga problematikat, MASH ka publikuar në faqen e saj kopshtet që janë të licensuara dhe lista është në përditësim. Subjektet që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë “kopsht” të marrin masat për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit, do të ketë ndërprerje të menjëhershme të veprimtarisë.

Nevojitet akoma më shumë bashkërendim i punës për të garantuar shërbim maksimal në institucionet e eduktimit. Fuqizojmë hallkat e monitorimit.  Pikërisht sepse ende kemi sfida përballë dhe ende ka problematike që duhet të adresohen, në krye të listës do të jetë reforma e arsimit parashkollor. Zero tolerancë ndaj çdo fenomeni që dëmton fëmijën.

Kam një thirrje, fenomene negative të dënueshme dhe të dhimbshme, janë tronditëse por mund t’i luftojmë duke bashkëvepruar të gjithë së bashku si shoqëri për të rritur cilësinë e shërbimeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...