Mali, 20 ushtarë të vdekur në një sulm të armatosur

Më datë:

Së paku 20 ushtarë nga Mali janë vrarë gjatë një sulmi para agimit të së dielës kur një person i armatosur, dyshohet se ishte militant, sulmoi një bazë ushtarake në Sokolo, afër kufirit me Mauritaninë, bëri të ditur ushtria në një njoftim.

“Vlerësimi i përkohshëm i këtij sulmi frikacak është rreth njëzet të vdekur dhe disa të plagosur”, thuhet në njoftimin, duke shtuar se sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Më tej ushtria tha se dërgoi përforcim në vendngjarje dhe është në proces të dërgimit të helikopterëve për të gjurmuar militantët e dyshuar.

“Qeveria e Malit me forcë dënon këtë sulm”, thuhet në njoftim.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Mali, si dhe fqinjët e tij në rajonin Sahel, është bastioni i shumë grupeve terroriste, përfshirë al-Kaedën në Maghrebin Islamik (AQIM) dhe DEASH.

Në ditën e Krishtlindjes, presidenti i Burkina Faso, Roch Marc Christian Kabore, shpalli 48 orë zi kombëtare pasi militantët vranë të paktën 35 civilë dhe shtatë ushtarë në një nga sulmet më vdekjeprurëse në vendin e Afrikës Perëndimore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...