Malaj me ambasadoren e Zvicrës: Intensifikim i bashkëpunimit

Më datë:

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe ecurinë e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Zvicrës.

Palët theksuan partneritetin mes dy vendeve.

“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të dhënë përmes projekteve konkrete në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, të mirëqeverisjes, por edhe ndaj reformave që po ndërmarrim në sektorin financiar”, tha ministri Malaj.

Për Shqipërinë, theksoi ai, Zvicra është një nga investitorët kryesorë të drejtpërdrejtë, ndaj intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh mbetet prioritet i punës sonë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...