10.5 C
Tirana

Macroni i shkruan Hotit, propozon që dialogu me Serbinë të rinisë në Paris

Më datë:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka shkruar telegram urimi kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti dhe i bindur se dialogu me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve do të vazhdojë së shpejti, ka propozuar që kjo do të ndodhë gjatë një samiti në Paris.

Macron, sipas letrës së përcjell nga Zyra e Kryeministrit, ka ofruar po ashtu mbështetje në zbatimin e reformave si, konsolidimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe për zhvillim ekonomik e shoqëror.

“Ju takon po ashtu juve të përballeni me një sfidë tjetër thelbësore për Kosovën duke rifilluar dialogun me Serbinë dhe duke rikërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese. Prej më shumë se një viti, Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, i cili do të mund të fillohej gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Unë besoj në pjesëmarrje tuaj në këtë samit dhe në gatishmërinë tuaj për të marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut, ndërkohë që Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve”, ka shkruar Macron, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Macron ka thënë se roli i BE-së në dialog duhet të jetë qendror, pasi sipas tij, mosmarrëveshja Kosovë – Serbi është sfidë e sigurisë evropiane.

“Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell dhe përfaqësuesi i ri special Miroslav Lajçak, gëzojnë besimin tim të plotë për të udhëhequr këtë ndërmjetësim”, ka shkruar Macron.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...