16.5 C
Tirana

“Macron po luan lojë kolonialiste në Mesdhe”

Më datë:

Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, tha se presidenti i Francës, Emmanuel Maron, po luan lojë kolonialiste duke përdorur Greqinë në Mesdheun Lindor, (AA).

Në një postim nga llogaria Twiter, Çelik reagoi ndaj deklaratave të bëra nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në lidhje me deklaratat e Macron se “Problemi ynë është me Erdoğan dhe jo me popullin turk”, zëdhënësi Çelik ka bërë vlerësimin: “Kjo është një lojë e vjetër dhe e pamoralshme e kolonialistëve. Ofrojnë një shfaqje të dashurisë së rreme për të shfrytëzuar popujt, por që në objektiv vendosnin liderët atdhedashës. Është një krenari për ne që mendësia kolonialiste vendos në objektiv presidentin tonë”.

“Zotëri Macron ne kemi problem me mendësi kolonialiste si ju. Kemi lidhje njerëzore dhe vëllazërore me popujt që ju i keni bërë të vuajnë dhe që keni dashur t’i shfrytëzoni. Për këtë arsye jemi ballë përballë. Vendi ndaj të cilit përdorni gjuhën e kërcënimit është Turqia. Dhe Turqia do t‘ju japë përgjigjet më të përshtatshme”, tha Çelik në kritikat e tij kundër Macron.

“Macron është ai që ka çuar në dështim një shtet si Franca”

“Zotëri Macron, mos e ngatërroni këtë vend me një shtet fisnor që ju mund ta mashtroni lehtë. Askush nuk ka fuqinë që të ndajë presidentin e zgjedhur të këtij vendi me popullin e tij. Ne e dimë se për shumë herë e keni luajtur në Afrikë këtë lojë që po luani se ‘Erdoğan është veçmas dhe populli turk veçmas’, ka shkruar në postimin e tij Çelik.

“Macron është ai që ka çuar në dështim sot një shtet si Franca. Macron paaftësinë e tij për të drejtuar Francën përpiqet ta mbulojë me agresivitetin e politikës së jashtme. Macron është përgjegjës për varret masive të Haftarit. Macron tani duke përdorur Greqinë po përpiqet të luajë lojën kolonialiste në Mesdheun Lindor. Po përpiqet që lojën e keqe që provoi në Siri ta transferojë në Mesdhe. Vendos në objektiv presidentin tonë për shkak se ai nuk e lejon këtë agresivitet. Macron që kur ka ardhur në detyrë ka gabuar në çdo gjë që ka thënë rreth presidentit tonë.

Ai ra në një dështim në politikën e jashtme që tashmë nuk mund të shpjegohet me moseksperiencë. Macron po rend drejt dështimit me PKK/PYD-në në Siri, me Haftarin në Libi, me Greqinë në Mesdhe. Macron ta dijë mirë se shprehja që ndan presidentin tonë me popullin tonë është një qasje e kalbur. Presidenti i Turqisë është Turqia. Ata që thonë se ‘Erdoğan është veçmas, populli turk është veçmas‘ do të marrin edhe përgjigjet e tyre historike për këtë çështje. Macron vazhdon kolonializmin, ndërsa edhe presidenti ynë vazhdon të mbrojë interesat e popujve të shtypur, të mbrojë paqen dhe të prishë lojërat e kolonialistëve. Kjo është e gjithë çështja”, deklaroi Çelik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...