12.5 C
Tirana

Macron: Britania nuk mund të jetë edhe brenda edhe jashtë BE-së

Më datë:

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar të premten se ndonëse Franca ka dëshiruar të mbajë lidhje të forta me Britaninë pas Brexitit, tani ky shtet nuk mund të presë që të trajtohet në të njëjtën mënyrë sikur në kohën që ishte pjesë e Bashkimit Evropian. “Nuk mund të jetë brenda dhe jashtë”, ka thënë Macron, duke iu referuar Britanisë. “Populli britanik ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian. Nuk do të ketë obligimet e njëjta, andaj edhe nuk do të ketë të drejtat e njëjta”.

Macron ka thënë se ai do të mbrojë interesat e peshktatarëve, bujqve dhe punëtorëve francezë, në negociatat që do të zhvillohen në të ardhmen mes Britanisë dhe BE-së. “Në këto negociata, të 27 vendet do të jemi të bashkuara”, ka thënë ai. Lideri francez njihet për një linjë të ashpër ndaj Brexitit, që nga fazat fillestare të këtij procesi, raporton Rel.

Pas largimit të Britanisë nga BE-ja më 31 janar, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij. Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...