17.5 C
Tirana

Lushnjë, atentat me armë: 45-vjeçari në spital, autorët i vënë flakën mjetit

Më datë:

Një 45-vjeçar me iniciale J.S ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lushnje.

Policia njoftoi se shënjestra e këtij atentati është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plagë në këmbën e majtë.

“Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

Uniformat blu kanë gjetur në skenën e krimit dhjetëra gëzhoja

BëHET me dije se është qëlluar edhe me kallashnikov teksa ngjarja u regjistrua në një kohë dhe zonë shumë të populluar në Lushnje.

Shumë qytetarë janë tmerruar nga ajo që kanë dëgjuar dhe janë larguar

Ndër të tjera në afërsi të fshatit Lifaj, policia gjeti një automjet duke u djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve. Nga aty, efektivët kanë arritur të zbulojnë vetëm një pistoletë. Mendohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij atentati që tronditi Lushnjen.

Shënjestra e atentatit është një personazh i skeduar nga policia për disa vepra penale të plagosjes me armë zjarri.

Edhe në vitin 2017 atij i është bërë atentat, si dhe ka mbetur i plagosur me thikë. Autoritetet i kanë sekuestruar 70 mijë disa vite më parë teksa i kanë konfiskuar edhe një apartament.

Në vitin 2018 ai u ndalua për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të uniformave blu teksa udhëtonte me një makinë të blinduar.

45-vjeçari njihet si një nga kundërshtarët e Aldo Bares, pjesëtar i bandës së Lushnjes. Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë.

Ndërsa ka qenë i dyshuar edhe në atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës: 33-vjeçari i dehur përplasi motorin e policisë, “Skifteri” kapet vjedhës në Shijak

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi në gjendje të dehur...

SHBA – Trump mbetet optimist për bisedimet e paqes me Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump mbetet shpresëplotë se bisedimet për...

Balliu: Qeveria dhe policia në bashkëpunim me krimin e organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë...

Kosovë: SHBA kërkon respektimin e ligjit pas shkarkimit të kryeprokurorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë...