13.5 C
Tirana

Lundrim drejt askundit/ Singapor, paketa e re e pushimeve

Më datë:

Singapori ka prezantuar paketën e pushimeve pa covid, me krocera që nuk kanë asnjë destinacion të caktuar, si një përpjekje më e fundit për të tërhequr turistë.

Kjo paketë ofron udhëtim në distancë të gjatë, por pa asnjë ndalesë.

Kompania australiane Qantas, tërhoqi kritika nga grupet ambjentaliste, muajin e kaluar, pasi reklamoi një udhëtim shtatë orësh nga Sidnei, përfshirë fluturime mbi sajtet më të famshme të vendit, përfshirë malin uluru dhe barrierën e madhe koralore, pa asnjë ndalesë. Tani, qeveria e Singaporit, i ka dhënë dritën e gjelbër krocerave drejt asgjësë, në përpjekje për të ndihmuar sektorin e turizmit të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Banorët e qytetit shtet, nga nëntori do të lejohen të ngjiten në krocera por do të jenë të kufizuar në anije gjatë gjithë kohës. Bordi i turizmit në Singapor njoftoi se krocera World Dream, do të jetë e para që do të presë pasagjerë në bord, më 6 nëntor.

Anijet që do të nisen nga Singapori do të lejohen gjithsesi të dalin ën det me gjysmën e kapacitetit të plotë, me masa shtesë pastrimi dhe higjenizimi dhe me maska të detyrueshme gjatë gjithë kohës. Pasagjerët do ti nënshtrohen testeve të covidit para nisjes dhe ndërveprimi mes tyre duhet të dekurajohet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: 22 Nëntori na kujton rëndësinë e gjuhës dhe identitetit tonë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi...

Presioni mbi mazhorancën rritet, Balluku hesht para medias

Belinda Balluku ‘kyç’ gojën para gazetarëve. Këta të fundit...

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...