16.5 C
Tirana

Lufta me Covid-19, Tajlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më datë:

Kryeministri i Tajlandës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga e enjtja, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 30 prill.

“Gjendja e jashtëzakonshme do të përfshijë kombinim të forcës juridike dhe kërkesave për bashkëpunim”, deklaroi kryeministri Prayut Chan-o-cha.

Prayut tha se furnizimet me ushqim dhe nevojat e tjera nuk do të mungojnë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrin për të parandaluar përhapjen e virusit në komunitet.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat masa të reja do të zbatohen, por qytetarët do të duhej të qëndronin në shtëpi dhe se masat do të zbatohen në ato zona ku ekziston rreziku i përhapjes së virusit.

Kryeministri theksoi se masat e mëtejshme do të diskutohen të enjten, pas deklaratës zyrtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...