13.5 C
Tirana

Luan Baçi në SPAK/ Deputeti demokrat, i kallëzuar për fshehje pasurie

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se ai po hetohet për pasurinë në lidhje me një kallëzim që është depozituar në SPAK ndaj Baçit.

Një qytetar nga Fieri, i cili pretendon se deputeti demokrat ka fshehur pasurinë e tij, një shumë prej 800 mijë eurosh, më konkretisht një kompleks apartamentesh në qytetin e Vlorës, vlerën e të cilin Baçi nuk ka bërë deklarim.

Baçi është paraqitur i vetëm, pa shoqërimin e një avokati dhe pritet që kur të dal nga ambientet e SPAK të bëjë një deklaratë.

Ndërkohë, më herët në SPAK u paraqit dhe ish-ministri Saimir Tahiri për të dhënë sqarime për “21 janarin”. Pas daljes nga SPAK ku qëndroi për rreth një orë, Tahiri u shpreh për mediat se ka dhënë sqarime si protestues dhe si një nga kallëzuesit e ngjarjes tragjike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...