14.5 C
Tirana

Londra ‘vishet’ kuqezi në boks, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fitojnë me ‘K.O.’

Më datë:

Në ‘York Hall Arena’ të Londrës dy boksierët nga Shqipëria, Alban Barmeta dhe Nelson Hysa fituan ndeshjen respektive me knockout, duke veshur kuqezi arenën, me shumë bashkëkombas që i mbështetën.

Nelson Hysës i mjaftoi vetëm një raund e gjysmë për të gjunjëzuar me knockout kundërshtarin e tij për peshat super të rënda, argjentinasin Brakamonte. Një super paraqitje kjo e Nelsonit i cili mbi 90% të ndeshjeve të tij që janë të gjitha fitore, i ka me knockout.

Pasi e rrëzoi dy herë kundërshtarin, për argjentinasin ishte e pamundur për të qëndruar në superndeshjen e mbrëmjes së gjatë, që startoi në arenën më të famshme të boksit në Londër.

Boksieri nga Tirana, Alban Bermeta arriti të fitojë po me knockout përballë kampionit të Bullgarisë Mario Verger. Pas 4 raundesh nga 8 që do të zhvilloheshin, Bermeta arriti të hedh me knockout kampionin e Bullgarisë në Your Hall Arena duke e çuar në 14 numrin e fitoreve me KO nga 18 ndeshjeve të fituara, ndërkohë që nuk ka asnjë humbje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...