Londër, Trump dhe Johnson diskutojnë për sigurinë e telekomeve

Më datë:

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilluan një bisedë telefonike për çështjen e sigurisë së rrjetit të telekomunikacionit, disa ditë nga vendimi britanik për pjesëmarrjen e Huawei-t në rrjetin 5G.

“Dy krerët diskutuan veçanërisht për çështjen e bashkëpunimit në lidhje me garantimin e sigurisë së rrjetit tonë të telekomunikacionit”, njoftuan Downing Street dhe Shtëpia e Bardhë në dy deklarata të ndara.

SHBA-ja po ushtron presion mbi Europën dhe veçanërisht mbi Britaninë e Madhe për të përjashtuar Huawei-n duke përmendur lidhjet e kompanisë me qeverinë kineze dhe faktin që pajisjet e saj mund të përdoren për qëllime spiunazhi, gjë që grupi kinez e ka mohuar gjithmonë./ATSH

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...