11.5 C
Tirana

Lloji i ri i virusit zbulohet në Liban tek një pasagjer nga Mbretëria e Bashkuar

Më datë:

Libani ka bërë të ditur se lloji i ri i virusit COVID-19 është zbuluar tek një pasagjer që mbërriti në vend me një fluturim nga Mbretëria e Bashkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një i rast i infektuar me llojin e ri të koronavirusit u zbulua në bordin e një fluturimi të ‘Middle East Airlines’ që erdhi nga Mbretëria e Bashkuar”, njoftoi në twitter ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hassan.

Hassan konfirmoi se ministria po ndjek rastin e infektuar dhe ata që ishin në kontakt me të.

Ai po ashtu kërkoi nga pasagjerët e ardhur nga Mbretëria e Bashkuar dhe veçanërisht ato në të njëjtin fluturim që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat parandaluese.

Mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar pas zbulimit të llojit të ri të koronavirusit në vend. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.

Lloji i ri i sapozbuluar i koronavirusit raportohet se përhapet 70 për qind më shpejt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...