5.5 C
Tirana

Lirohen nga burgu kontrollorët e Rinasit

Më datë:

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu dy kontrollorët Armando Fezga dhe Muhin Mezini, duke caktuar ndaj tyre masën “detyrim paraqitje” ndërsa Flora Ndreca, nga arrest shtëpiak do të hetohet në gjendje të lirë.

Kontrollorët u arrestuan pas protestës që zhvilluan ditë më parë në aeroportin e Rinasit, me pretendimin se ishin shumë të stresuar pasi kishin më shumë se një vit që merrnin rroga të përgjysmuara për shkak të gjendjes së pandemisë.

Si pasojë e gjendjes së krijuar, për më shumë se 24 orë u pezulluan të gjitha fluturimet. Në komisariat u shoqëruan 26 kontrollorë, 23 prej të cilëve u liruan pasi dhanë dëshminë e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...