16.5 C
Tirana

Lirohen 54 persona nga karantina, në konvikte vazhdojnë të qëndrojnë edhe 400 persona

Më datë:

Pas 14 ditësh qëndrimi në izolim në Qendrën e Studentëve 54 persona janë liruar pasi u testuan për koronavirus nga IKShP-ja, të cilët rezultuan negativ.

Ky grup i personave do të vazhdojë vetizolimin në shtëpitë e tyre. Ky është grupi i katërt i të testuarve në katër ditët e fundit dhe prej 190 të gjithë rezultuan negativ.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, deklaroi se 230 persona gjithsej janë liruar pas testimit, derisa 400 persona janë duke qëndruar në karantinë.

“Fatmirësisht sot u liruan edhe 54 persona që kanë qëndruar për 14 ditë në karantinë. Të gjithë kanë rezultuar negativ pas testimit është një lajm i mirë. Numri i përgjithshëm që po qëndrojnë është 400, ndërsa 230 persona janë liruar”.

Hisen Qorraj, tregoi se kushtet kanë qenë të mira, derisa tha se do të vazhdojnë vetizolimin edhe në shtëpi për 14 ditë të tjera, raporton EO.

“Kushtet kanë qenë shumë të mira. Si në hotel me pesë yje. Unë kam ardhur nga Stambolli jam nga Deçani. Edhe stafi mjekësore është përkujdese. Tani do të qëndrojmë edhe në shtëpi edhe 14 ditë”, u shpreh ai.

Kurse Adem Artinaj thotë se stafi mjekësor nuk është përkujdesur për ata, derisa tha se ka 6 ditë që nuk janë kontrolluar.

“Kushtet normale, stafi mjekësore qe 6 ditë nuk na kanë kontrolluar. Kam qenë i sëmurë. Kam ardhur nga Gjermania. Do të vazhdoj vetizolimin në shtëpi”, tha ai.

Ndërsa Faton Hoti, tha se pavarësisht se kanë rezultuar negativ do të vazhdojnë të vetizolohen në shtëpi për arsye të sigurisë.

“Kushtet kanë qenë të mira, mirë kemi kalua. Jam që 14 ditë këtu kam ardhur nga Mali i Zi bashkë me pesë shokët, jetojë në Pejë. Kemi dalë negativ dhe na liruan, do të vazhdojmë vetizolimin në shtëpi për siguri”, tha ai.

Para dy dite një person ka dalë pozitiv, i cili është dërguar në Klinikën Infektive bashkë më personin tjetër që ka qëndruar në dhomë gjatë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...