“Linjë kredie 250 mln euro”, Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

Më datë:

Kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në Cërrik.

“Arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe në mënyrë më të strukturuar këndvështrimet tuaja, sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në këtë hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit të kontakteve intensive me njerëzit në fshat, për shkak të procesit elektoral, kemi krijuar ndjesinë që jemi në neojën për tu afruar më shumë, në aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat”, u shpreh kreu i qeverisë në nisje të këtij takimi, që duhet theksuar është i pari i kësaj natyre, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas Ramës, qeveria do mundohet të gjejë rrugën që ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe garantues.

Tha se që kur është bërë reforma administrative territoriale, bashkitë janë zgjeruar në përmasën e hapësirës rurale. Rrjedhimisht, vëmendja ndaj këtyre zonave duhet të ishte shumë më e madhe nga ç’është aktualisht.

“Jemi në një pikë që duhet të garantojmë një kthesë në këtë drejtim, sepse ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëve, sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor”, theksoi kryeministri.

Pavarësisht tentativave, tha se nuk është krijuar akoma një model efektiv.

“Ka në dispozicion edhe një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 mln euro, një shumë kolosale për t’u dhënë mbështetje projekteve në fshat. Por e kombinuar bashkë me garancinë sovrane, që është prej kohësh në dispozicion të fshatit, nuk kanë sjellë dhe gjasat janë që të mos sjellin asnjë rezultat domethënës, në rast se ne nuk ndryshojmë qasjen.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...