12.5 C
Tirana

Lihen në burg babai, vëllai dhe partneri i 29-vjeçares

Më datë:

Tre dhunuesit e 29-vjeçares në Vlorë janë lënë në burg nga gjykata.

Masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë vendos për të atin e vajzës, 60-vjeçarin Astrit Bajrami, vëllanë e saj 26-vjeçar, Ervin Bajrami dhe partnerin, Armand Janka.

Prokuroria kërkoi për autorët arrest shtëpie, por nisur nga fakti që te tre jetonin në një shtëpi, gjykata vendosi t’i lërë në qeli.

Dy avokatët e çështjes, Edmond Dema dhe Romarjo Meminaj, u shprehën se vajza që prej moshës 2-vjeçare vuan nga epilepsia dhe kërkuan të bëhen hetime për ngjarjen.

“Vajza nuk ishte e fejuar, por e martuar dhe me një fëmijë 5 vjeç. Prej kohësh, kurohej te neurologu dhe kishte shfaqur probleme.

Kjo nuk është hera e parë që policia arreston persona pa kryer hetime përkatëse dhe kjo është mungese profesionalizmi”, u shprehën avokatët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, katër persona të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth...

Apeli i GJKKO vendos për Ervina Gjanën në dosjen e tenderave të AKSHI

Apeli i GJKKO ka pranuar pjesërish kërkesën e zyrtares...

Itali: Katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga monoksidi i karbonit

Tragjik ishte fundi për një familje shqiptare, ku 4...

Velipojë: Banorët e Rrjollit kërkojnë drejtësi para SPAK, kundër ndërtimit të resortit

Pas disa ditësh protestë në zonën e tyre, banorët...