Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Më datë:

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga mbledhja e sotme e qeverisë, është miratuar një akt nënligjor që lidhet me bastet.

Ai u shpreh se ka ende nevojë për punë kjo fushë, ndërsa theksoi se është marrë ekspertizë nga jashtë, në mënyrë që bastet të jenë sipas standardeve ndërkombëtare.

Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online.

Kërkohet punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që të jetë sipas standardeve ndërkombëtare“, tha Malaj.

Bastet online, një aktivitet që vijon masivisht në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, po shkakton pasoja të rënda për qytetarët dhe buxhetin.

Afro 1 mijë e 400 persona janë proceduar në dy vitet e fundit nga policia, ndërsa më shumë se gjysma e tyre kanë përfunduar në arrest me burg, që nga shkurti i vitit 2024, kur ligji u miratua në Parlament.

Shkak i kësaj vale arrestimesh është mungesa e ligjit, që nuk miraton aktet nënligjore, duke shkelur edhe afatet ligjore të vendosura nga Parlamenti për nxjerrjen e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...

IEA propozon lirimin rekord të 300-400 milionë fuçive naftë nga rezervat emergjente

Bloomberg raportoi sot se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA)...