Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Lezhën mbrëmjen e kaluar, ku një 30 vjeçar mbeti i plagosur me tre plumba gjatë një atentati me armë zjarri.
Një person është identifikuar si njëri nga autorët e dyshuar të atentatit dhe nga ana e policisë po punohet për kapjen e tij.
Një tjetër i lënduar nga atentati
Në një lidhje të drejtpërdrejtë një tjetër person dyshohet se ka mbetur i plagosur nga brenda berberhanes së sulmuar me armë zjarri në fshatin Rrilë.
Ka patur një kundërpërgjigje me armë zjarri tip pistoletë nga brenda kësaj berberhane, por ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me këtë.
Tre persona me kapele në kokë kanë mbërritur me mjetin tip “Audi” në fshatin Rrilë rreth orës 21:00, ku dy prej tyre janë ulur dhe kanë qëlluar me breshëri arme.
Shënjestër nuk ka qenë pronari i berberhanes që mbeti i plagosur, por dyshohet se ishte dikush nga personat e tjerë që gjendeshin në biznes në momentin kur ndodhi ngjarja.
Si është gjendja e të plagosurit?
I plagosuri me inicialet S.D mbrëmjen e kaluar i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi plumbi që ka marrë në bark i ka shkaktuar hemorragji të shumta.
I riu raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Dy plumbat e tjera ai i ka marrë një në shpatull, ndërsa tjetrën në këmbë.


