Lëndohen 40 palestinezë në Bregun Perëndimor

Më datë:

Së paku 40 palestinezë, përfshirë një adoleshent, janë lënduar sot gjatë përleshjeve me forcat izraelite në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor (AA).

Dëshmitarët okularë për AA theksuan se forcat izraelite qëlluan me bombol gazi për të shpërndarë protestuesit në malin Arma, afër qytetit Belta në Nablus.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në një deklaratë konfirmoi të lënduarit, duke përfshirë një 16-vjeçar “i cili u plagos me plumba të vërtetë në shpinë”.

Ata po ashtu trajtuan 15 persona me lëndime të plumbave gome dhe 24 raste asfiksie.

Që nga mesnata e së premtes, dhjetëra palestinezë kanë organizuar qëndrim ulur në malin Arma pas thirrjeve nga grupet e kolonëve për të demonstruar në mal dhe për ta marrë atë për krijimin e vendbanimit hebre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...