10.5 C
Tirana

Lejedrejtim i rremë/ Arrestohet 39-vjeçari në Kurbin, “Shqiponja” i kontrollon makinën

Më datë:

Një 39-vjeçar, i cili qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar është arrestuar në Kurbin.

Mësohet se në qytetin e Laçit, Policia Rrugore dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” ndaluan mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit nga Policia Rrugore, ky shtetas ka paraqitur një leje drejtimi të falsifikuar. Forcat e Pocaçme “Shqiponja” ka vijuar kontrollin brenda në automjet, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...