6.5 C
Tirana

Largimi i Britanisë nga BE, Abbott: Ne mbetemi gjithmonë të përkushtuar për Kosovën

Më datë:

Sot është dita e fundit e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, në kuadër të marrëveshjes për Brexit.

E bashkë me këtë çështje, në Kosovë është shtruar edhe dilema e ndryshimit të përkushtimit të Britanisë karshi vendit tonë, shkruan lajmi.net.

Për këtë çështje, ka folur ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Britania mbetet fuqishëm e përkushtuar për sigurinë euroatlantike, përfshirë edhe Kosovën.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Abbott:

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë për shitjen e...

Meloni: Nuk besoj te një veprim ushtarak i SHBA-së në Groenlandë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk beson...

Arrestimi i avokatit në sallën e gjyqit, ILD nuk nis hetim disiplinor për gjyqtarin e prokurorin

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) përfundoi verifikimin e...

Salla: Po kryhet verifikimi i saktë i dëmeve në Bujqësi

 Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi...