Lajm i mirë nga Greqia/ Nga 14 qershori rritet kuota në Kakavijë. Priten ndryshime edhe në pikat e tjera kufitare

Më datë:

Lajme të mira vijnë nga fqinji ynë, Greqia, për qytetarët e vendit tonë.

Burime diplomatike greke i thanë se nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona.

Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.

Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.

Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.

Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...