12.5 C
Tirana

Lagarde: Ekonomia e eurozonës po ngadalësohet nga tarifat

Më datë:

Ekonomia e eurozonës, pas një rritjeje të fuqishme në tremujorin e parë të vitit 2025, tashmë po tregonte shenja të një ngadalësimi në tremujorin e dytë, i cili pritet të konsolidohet më tej, pasi normat e tarifave të dakordësuara me SHBA-në janë më të larta se vlerësimet e qershorit të BQE-së dhe do të përfshihen në parashikimet e reja të shtatorit, deklaroi sot presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.

Ajo shpjegoi se në pritje të tarifave të Trump, të shpallura në pranverë, eksportet drejt SHBA-së ishin përshpejtuar dhe tani po lehtësohen.

Lagarde shpjegoi se rritja në eurozonë “provoi se ishte e qëndrueshme në fillim të vitit, pavarësisht një konteksti sfidues global”.

“Sigurisht, me rritjen e tarifave që po afrohen tani, ky efekt po përmbyset”, shpjegoi Lagarde.

Marrëveshja me Uashingtonin vendos një normë mesatare efektive tarifore midis 12 dhe 16% mbi importet amerikane të produkteve evropiane, disi më e lartë, por ende afër asaj të supozuar në skenarin bazë të parashikimeve të qershorit.

Rezultati i marrëveshjes tregtare është megjithatë shumë më poshtë se skenarin e rëndë të tarifave mbi 20%” që parashikimet e qershorit e kishin marrë në konsideratë, por në të njëjtën kohë ka pasiguri të vazhdueshme sepse tarifat sektoriale për produktet farmaceutike dhe gjysmëpërçuesit nuk janë sqaruar.

Së fundmi, presidentja e BQE-së, në fjalimin e saj para Këshillit Ndërkombëtar të Biznesit të Forumit Ekonomik Botëror, tha se “edhe pse SHBA-ja është dhe do të mbetet një partnere e rëndësishme tregtare, Evropa duhet të forcojë gjithashtu lidhjet e saj tregtare me juridiksione të tjera duke shfrytëzuar forcën e ekonomisë së saj të fortë të orientuar drejt eksportit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...