Ky Ushqim Në Mëngjes Mbron Imunitetin Dhe Mban Larg Gripin

Më datë:

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

Covid-19 me variantet e reja të tij dhe gripi stinor pritet të përhapen me shpejtësi përgjatë vjeshtës dhe dimrit.

Për t’u mbrojtur ekspertët fillimisht sugjerojnë forcimin e imunitetit nëpërmjet jetesës së shëndetshme nëpërmjet ushqimeve.

Nisni që me mëngjesin duke shtuar në të gjithë ushqimet e shëndetshme që ju duhen.

Në veçanti një për të cilin do të flasim edhe në këtë artikull nga AgroWeb.org

Çfarë të hani në mëngjes?

Edhe pse konsumi i një ushqimi çdo ditë nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë shëndet, në rastin e avokadove kjo është e vërtetë.

Avokadot janë një paketë e vërtetë vlerash pais përmbajnë shumë antioksidantë, vitaminë B dhe C që kanë veti antiinflamatore dhe mbrojnë sistemin imunitar.

Këto janë pikërisht ushqyesit që i duhen trupit për t’u mbrojtur ndaj Covid-19 dhe infeksioneve të tjera virale.

Ndër të tjera avokadot përmbajnë edhe shumë yndyrna të shëndetshme që cilat rrisin thithjen e vitaminës D e cila ndihmon trurin, zemrën, trurin dhe metabolizmin.

Prandaj nëse po kërkoni një vakt të shëndetshëm për të nisur mëngjesin, zgjedhi avokadot.

Shoqërojini ato me pak bukë, me vezë apo përime të tjera sipas dëshirës tuaj.

E rëndësishme është që ato të jenë pjesë e regjimit tuaj të përditshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Unazën e Madhe, makina përmbyset pas aksidentit me fadromën

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe,...

Punimet në Tiranë-Durrës, Karakaçi: Do ta mbyllim projektin më herët se parashikimi

Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë...

Kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap...

Lamallari: Dëmi nga zjarret këtë vit është i pallogaritshëm, forcohet Policia Mjedisore

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi...