Ky qytet në Europë nuk ka pasur asnjë orë të vetme me diell gjatë dhjetorit

Më datë:

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Shumë qytete të Suedisë, përfshirë kryeqytetin Stokholm, nuk kanë parë as edhe një orë të vetme dielli gjatë muajit dhjetorit.

“Stokholmi, zonat në Karlstad, Luginën Tarfala në Kiruna dhe kepi verior i Öland nuk arritën të regjistronin asnjë dritë me diell këtë muaj”, shkroi në Twitter meteorologia Ulrika Elvgren.

Sipas “Aftonbladet”, hera e fundit që u mat drita e diellit në Stokholm ishte 28 nëntori, gati dy javë më parë, ndërsa në Karlstad ishte 27 nëntori.

Zakonisht, muaji dhjetor në Suedi zëvendëson motin gri dhe me re të nëntorit, me një freski dhe qiell më të kthjellët. Mirëpo, këtë vit, si rrallëherë, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...