Ky është bilanci aktual i infektimeve në Zvicër

Më datë:

Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 35,927 infeksione me koronavirus.

Nga numri total i të prekurve, në Zvicër janë shënuar 1,984 viktima, shkaku i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje mesatare të infeksioneve në Zvicër.

Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020 kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch.

Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.

Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.

Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 31.600 persona.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha...

Fermerët e qumështit në protestë në Kosovë, zbrazin cisternat para Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e qumështit në Kosovë janë duke zhvilluar protestë...

IGJEO: Sot e nesër, nivel rreziku i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier

Instituti i Gjeoshkencës informoi se sot e nesër pritet...

Të dhëna alarmante: vala e të nxehtit shkakton mijëra viktima në Europë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...