Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën Presidente të Kosovës

Më datë:

Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, në një votim që zgjati 13 minuta pas përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në orën e fundit të afatit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit të Kosovës, PDK-ja ka pranuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti për Justina Shiroka Pulën duke shmangur vijimin e krizës politike.

Ajo u zgjodh qysh në raundin e parë të votimit, me 81 vota për, minimumi i kërkuar në këtë raund.

Pas zgjedhjes në postin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ishte pjesë e betimit të saj.

Kundërkandidatja e saj, Eliza Hoxha, e mori një votë, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, tha se emri i saj është i pranueshëm për këtë post.

Shiroka Pula është ekonomiste dhe akademike, gruaja e parë që udhëheq Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), institucion i themeluar më 1975.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë, ku më 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Zagreb, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Shiroka Pula ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa më 1978 nisi karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Sipas biografisë së saj në ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës

Pas luftës, ajo u angazhua edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Në orën e fundit të afatit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit të Kosovës, PDK-ja ka pranuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti për Justina Shiroka Pulën presidente.

LVV-ja u zotua se do të votojë projektligjin e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se të dyja kandidatet për presidente, Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha, i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë dhe ligj.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar punimet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha për integrimin në BE: Tani është koha për veprim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha,...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, mbyllen hetimet: Tre persona në gjykim

rokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar...

Berisha: Kompania e Ard Veliut bashkohet me Ron Yeffet, akuza ndaj Ramës

https://www.youtube.com/live/Y7zfupxo1js?si=Da34y8FQ21z46_ZA Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat...

Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet shoferi në Kakavijë

Finalizohet operacioni i koduar “Kthesa”. Në pranga ka rënë...