16.5 C
Tirana

Kuvendi voton me 104 vota pro shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Më datë:

Maxhoranca parlamentare ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë, pasi nga 122 deputetë kanë munguar shtatë prej tyre.

Në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë, pasi nga 122 deputetë kanë munguar shtatë prej tyre. Nga këta 105 pesë deputetë votuan pro, 7 deputetë kundër dhe 3 abstenim.

Pak më herët me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi që ishte e pavlefshme, Parlamenti miratoi raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor.

Plot 16 shkelje kushtetute i gjeti komisioni hetimor presidentit Ilir Meta, duke i propozuar parlamentit shkarkimin.

Nga ky hetim komisioni hetimor thekson se presidenti Ilir Meta u kthye në frymëzues të dhunës duke shkelur nenin 88 të kushtetutës si dhe atë 98 duke u përfshirë në fusharë elektorale.

Pjesë e provave të renditura në raport është edhe konkluzioni paraprak i monitorimit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga OSBE-ODIHR, për të faktuar përfshirjen e kreut të shtetit në fushatë elektorale.

Komisioni mbërriti edhe në përfundimin se presidenti përmes disa shkresave ndërhyri në punën e institucioneve të pavarura.

Shkeljet e kushtetutës nga presidenti komisioni hetimor në raportin final thotë se janë konsumuar gjatë 19 intervistave televizive, 9 deklaratave, 45 postimeve në Facebook dhe shkresave dërguar institucioneve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Berisha akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe pasurim të paligjshëm: ‘Kanë shkaktuar varfëri në vend’”

https://www.youtube.com/live/-fzfpb11UQM?si=48MpJlnyBf1yi7cB Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i...

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...