20.5 C
Tirana

Kuvendi: Votimi për kandidatët për Komisionin Rregullator të KQZ-së do të përsëritet

Më datë:

Kuvendi i Shqipërisë sqaroi sot se do të përsëritet votimi për përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi nuk është arritur kuorumi i nevojshëm.

Lidhur me votimin e djeshëm në seancë plenare, Kuvendi sqaroi se votimi lidhet me një vendimmarrje të dakordësuar paraprakisht mes grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës, e cila ishte parashikuar të votohej në seancën e datës 30 tetor 2025.

“Gjatë kryerjes së procesit të votimit në këtë seancë, opozita ishte larguar nga salla dhe pavarësisht dakordësisë politike të arritur ndërmjet mazhorancës dhe opozitës paraprakisht, për emrat e propozuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk është arritur kuoorumi i nevojshëm”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë bëhet e ditur se pas seancës, Kryetari i Kuvendit sapo ka verifikuar mungesën e kuorumit të nevojshëm për miratimin e këtyre projektvendimeve, ka njoftuar shërbimet e Kuvendit që për këto pika të rendit të ditës të përsëritet votimi në seancën e radhës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...