10.5 C
Tirana

Kuvendi seancë plenare, interpelancë me kryeministrin Rama dhe zv/kryeministren Balluku

Më datë:

 Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës është interpelanca urgjente me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi, si dhe interpelanca urgjente me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Gjithashtu në seancën e sotme do të merret në shqyrtim projektvendimi “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në seancë pritet të diskutohet dhe akti  normativ ”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe akti normativ ”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për buxhetin e vitit 2024””, të ndryshuar.

Pjesë e seancës janë edhe diskutimi i disa projektligjeve si ai  “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë””; projektligji “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride””; Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për peshkimin”, të ndryshuar etj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...