18.5 C
Tirana

Kuvendi miraton pas mesnate me 83 vota pro dhe 32 kundër pr/buxhetin 2026 dhe paketën fiskale

Më datë:

Kuvendi ka miratuar sot pas mesnate me 83 vota pro dhe 32 kundër projektbuxhetin për vitin 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro.

Në një seancë maratonë që nisi në orën 10:00 të së mërkurës dhe u mbyll rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, mazhoranca dhe opozita debatuan krahas pr/buxhetit 2026 edhe për paketën fiskale.

Deputetët miratuan projektligjet e rendit të ditës, ku procedurat tatimore u votuan me 83 pro dhe 31 kundër, pr/ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, 83 pro, 32 kundër, tatimi mbi të ardhurat, 82 pro dhe 32 kundër, sistemi i taksave vendore, me 83 pro dhe 32 kundër, pr/ligji për faturat dhe monitorimi i qarkullimit, 82 pro dhe 32 kundër marrëveshja e paqes fiskale me 83 pro dhe 31 kundër, rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme me 82 pro dhe 30 kundër dhe fshirja dhe shuarja e detyrimeve tatimore u votua me 83 pro dhe 32 kundër.

Kryeministri Rama e vlerësoi si historik buxhetin e vitit të ardhshëm, me 1.7 miliard euro mbështetje afatmesme për pensionistët. Me këtë pr/buxhet paga minimale do të rritet në 500 euro nga janari, me objektivin të arrijë 700 euro brenda mandatit të katërt.

Paga mesatare ka pësuar rritje duke shkuar në 840 euro, ndërsa në sektorin publik ka arritur 1,000 euro..

Indeksim page çdo dy vite dhe rritje pagash për disa kategori në administratën shtetërore, është një tjetër mbështetje me pr/buxhetin 2026.

Mbrojtja sociale është në fokus të veçantë në pr/buxhetit 2026, me një total prej 257 miliardë lekësh, duke pasur një rritje prej 11,6 miliardë krahasuar me një vit më parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar sot, e...

Ervin Salianji reagon pas pezullimit të Ballukut: Rama të largohet, të formohet qeveri tranzitore

Pak pasi GJKKO pezulloi sot nga detyra Belinda Ballukun,...

Aksident hekurudhor në Çeki, dhjetëra të plagosur

Një tren ekspres u përplas me një tren tjetër...

Çako nga ura e Mifolit: Niveli i lumit Vjosa në pikën e alertit, janë marrë masat e nevojshme

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile,...