10.5 C
Tirana

Kuvendi miraton ligjin për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Hap i rëndësishëm për diplomacinë shqiptare

Më datë:

Parlamenti miratoi pas një seance maratonë projektligjin për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë. 75 deputetë të mazhorancës votuan pro, 1 abstenoi, ndërsa 15 votuan kundër.

Pas vendimit reagoi ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

“Pas diskutimeve maratonë, në orët e para të mëngjesit, miratuam Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, një instrument thelbësor për ta ngritur edhe më tej përfaqësimin e Shqipërisë, në lartësinë e sfidave të kohës”, tha ministrja.

Ligji ka për qëllim thelbësor rregullimin e veprimtarisë së Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, duke evituar problematikat e hasura gjatë zbatimit të ligjit në fuqi.

Projektligji përfshin gjithashtu rregullimet ligjore të domosdoshme, për ushtrimin e funksioneve të shërbimeve konsullore, nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, jashtë vendit.

Po me votat e mazhorancës u miratua projektligji për qeverisjen elektronike dhe projektvendimi për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare.

Seanca zgjati rreth 18 orë dhe përfundoi vetëm në orët e para të mëngjesit pas debateve dhe akuzave mes palëve.

Ndërkohë me votat e mazhorancës u rrëzuan disa projektligje të propozuara nga ana e opozitës. Bëhet fjalë për projektligjet për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, akcizat, arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, tatimin e vlerës së shtuar, për statusin e minatorit dhe atë për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratike për ndotësit ushqimorë.

Në këtë seancë u zgjodhën anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Selami Xhepa, Holta Zaçaj, Jonida Prifti dhe Ervin Mete ndërsa votimi për Matilda Shehun u shty për në një seancë tjetër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hidhet nga ura e Babrrusë, ndërron jetë 42-vjeçari. Policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme,...

Berisha fton qytetarët në protestë kundër regjimit: “Sot përmbysim hajdutin”

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për...

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te...

MILANO 2026 – Paralimpikët ukrainas bojkotojnë ceremoninë e hapjes

Sportistët paralimpikë ukrainas do të bojkotojnë ceremoninë e hapjes...