Kuvendi miratoi qeverinë e re, Basha: U formalizua PPP-ja korruptive Rama-Doshi-Rakipi. Qëllimi i PD, t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë dhe qeverisjen e lirë

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me votimin e qeverisë së re, ndërsa nuk i kurseu sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Në një dalje publike për mediat, Basha tha se sot është formalizuar PPP Rama-Doshi-Rakipi, ndersa e cilesoi qeverinë e re një fatkeqesi kombëtare.

“77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare.

Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.”, pohoi Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...